Bota Pas amerikanëve, rusët sjellin superbombën e tyre

Pas amerikanëve, rusët sjellin superbombën e tyre

Rusia sjell superbombën, lindur në Rusi në 2007, cilësuar si “babai i të gjitha bombave” mban stafetën mbi gjithë të tjerët.

Ushtria ruse thotë se është bomba më e fuqishme termobarike e këtij lloji, katër herë më e fuqishme se amerikania “nëna e të gjitha bombave”,  bomba më e madhe jo-bërthamore në arsenalin amerikan dhe bomba më e madhe jo-nukleare që Shtetet e Bashkuara kanë përdorur ndonjëherë në fushëbetejë.

Bazuar në specifikimet që ushtria ruse ka bërë të ditur, analistët thonë se Rusia mund të ketë të drejtë.

“Ne besojmë se është e vërtetë,” tha koloneli, Rick Francona, analist ushtarak dhe ish-atasheu ushtarak amerikan në Siri. “Rusët kanë qenë ndër pionierët e këtyre bombave termobarike”.

“Unë nuk kam asnjë dyshim se ata mund ta ndërtojnë këtë,” tha Francona.

“FOAB, nëse ajo që është raportuar rreth kësaj është e vërtetë, është bomba më e fuqishme jo-nukleare në botë”, tha koloneli,  Cedric Leighton, analist ushtarak dhe ish anëtar i Shefave të Shtabit.

FOAB nuk është përdorur kurrë në luftime.