Është gjetur pas disa orësh kërkimesh, trupi i pajetë i 30-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Banjës.
Dyshohet se I. B., është vetëmbytur në liqen.
Trupi i pajetë i 30-vjeçarit do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.
Më herët gjatë ditës së sotme, në afërsi të fshatit Qerret u gjetën disa sende që mendohet se i përkasin 30-vjeçarit, i cili rezultonte i zhdukur prej dy ditësh.
Zhdukjen e tij e raportoi Selaudin Braimllari, i ati, i cili shpjegoi po ashtu i biri vuante nga probleme të shëndetit mendor.