Extra Pas divorcit me Bezos, miliarderja MacKenzie Scott martohet me mësuesin e shkencave

Pas divorcit me Bezos, miliarderja MacKenzie Scott martohet me mësuesin e shkencave

Miliarderja MacKenzie Scott është martuar me një mësues shkencash në shkollën e fëmijëve të saj, dy vjet pas divorcit me themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.

Scott është një nga gratë më të pasura në botë dhe ka dhënë më shumë se 4 miliardë dollarë nga pasuria e saj.

“Dan është një djalë kaq i shkëlqyeshëm dhe unë jam i lumtur dhe i ngazëllyer për të dy”, tha Bezos në një deklaratë.

Scott, pasuria e së cilës vlen rreth 53 miliardë dollarë sipas vlerësimit më të fundit të Forbes, ka deklaruar qëllimin e saj për ta dhënë pjesën më të madhe të saj.

Ajo ka kushtuar shumë nga donacionet e saj në organizata bamirëse të drejtuara nga gratë, bankat e ushqimit dhe kolegjet. Zonja Scott ishte e martuar me Bezos për 25 vjet dhe e ndihmoi atë të fillonte Amazon më 1994. Ajo është gjithashtu autore e dy romaneve.