Aktualitet Pas grabitjes së miliona eurove, ushtria “pushton” Rinasin

Pas grabitjes së miliona eurove, ushtria “pushton” Rinasin

Siç edhe paralajmëroi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, policia ushtarake ka nisur dislokimin drejt pjesës ushtarake në territorin e aeroportit të Rinasit, duke qenë se atje ndodhet edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura.

Siç shihen edhe në këto foto, mjetet e ushtrisë kanë shkuar pranë aeroportit në orët e mbrëmjes.

Xhaçka paralajmëroi se rreth perimetrit të sigurisë së aeroportit do të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave të Armatosura.