Bota Pas “Hagia Sofia”, Turqia transformon në xhami një tjetër kishë

Pas “Hagia Sofia”, Turqia transformon në xhami një tjetër kishë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan urdhëroi konvertimin e një tjetër kishe ortodokse që shërbente si muze në Stamboll në një vend për besimtarët myslimanë.

Vendimi për të transformuar muzeun Kariye në xhami erdhi vetëm pas një muaji kur trashëgimia botërore në mbrojtjen e UNESCO, Hagia Sofia pësoi të njëjtin fat.

Të dyja këto vendime shihen si përpjekje të presidentit Erdogan për të galvanizuar mbështetësit e tij konservatorë dhe nacionalistë në një kohë kur Turqia po përballet me inflacionin në rritje dhe pasiguri ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi.

“Shpëtimtari i shenjtë” në Chora ishte një kishë bizantine mesjetare e dekoruar me afreskë të shekullit të 14 të Ditës Së Gjykimit dhe konsiderohet një pasuri për botën e krishterë.

Ajo më pas u konvertua në xhaminë e “Kariye” në vitin 1453, pas pushimit të Kostandinopojës nga turkët otomanë.