Kryesore Pas Hajdarit, Moore takohet dhe me Berishën, zbardhen detajet e takimit

Pas Hajdarit, Moore takohet dhe me Berishën, zbardhen detajet e takimit

Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm në Departamentin Amerikan të Shtetit për Organizatat Ndërkombëtare, Johnathan More.

Sipas Berishës, i cili ka publikuar dhe disa detaje nga takimi, shkruan se kanë shkëmbyer pikpamjet për gjendjen e politikës në Shqipëri si dhe për zhvillimet e mëtejshme të vendit tonë.

Takim me ambasadorin Johnathan Moore, zevendes kryesor i ndihmes sekretarit te DASH, zyra e çeshtjeve te organizatave nderkombetare! Te dashur miq, une pata nje takim me ambasadorin Johnathan Moore, zevendes kryesor i ndihmes sekretarit te DASH, Zyra e Çeshtjeve te Organizatave Nderkombetare. Me ambasadorin Moore, qe me pare ka drejtuar drejtorine per Europen Juglindore ne Departamentin e Shtetit dhe ka vizituar disa here Shqiperine patem nje diskutim te zgjeruar dhe shkembim te hapur te pikpamjeve per gjendjen dhe zhvillimet ne Shqiperi.”, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook.

Kujtojmë se Moore ka zhvilluar një takim me deputeten e cila nuk pranoi të digjte mandatin, Rudina Hajdari.