Sport Pas incidentit në Kamëz, katër të ndaluar. FSHF kërkon policinë

Pas incidentit në Kamëz, katër të ndaluar. FSHF kërkon policinë

Dhuna në stadiumet shqiptare është një fenomen që po përsëritet në futbollin shqiptar. Rasti më i fundit është ai i së dielës kur u dhunua arbitri Eldorjan Hamiti në sfidën mes Kamzës dhe Laçit për shkak të një 11 metërshi.

Federata Shqiptare e Futbollit reagoi ndaj kësaj ngjarje të turpshme duke bërë përgjegjëse policinë shqiptare dhe nuk e përjashtoi mundësinë e ndërprerjes së kampionatit.

Kritika të forta për Policinë kanë ardhur edhe nga Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë e cila përvecse kërkoi rikthimin e forcave të rendit në stadiume, kërcënoi edhe me bojkotim të aktivitetit.

Tani pritet vendimi që do të merret nga Komisioni i Disiplinës në FSHF për skuadrën e Kamzës që rrezikon të dënohet deri me përjashtim nga kampionati.