Sport Pas ndeshjeve me Kombëtaren u prek nga Covid-19, Etrit Berisha përfundon në...

Pas ndeshjeve me Kombëtaren u prek nga Covid-19, Etrit Berisha përfundon në spital

Festa për triumfin në grupin e Ligës së Kombeve, ku në ndeshjet e fundit mbajti edhe shiritin e kapitenit, zgjati shumë pak. Sapo u kthye në Itali, pas angazhimeve me Kombëtaren, Etrit Berisha rezultoi pozitiv me Covid-19. Tashmë, situata duket edhe më shqetësuese, sepse klubi i Spal njoftoi që gardiani kuqezi është shtruar në spital, për t’iu nënshtruar kontrolleve të specializuara.

Berisha rezultoi i prekur me koronavirus prej datës 27 nëntor, menjëherë sapo u kthye në Itali. Prej asaj periudhe, klubi i Spal vendosi që portieri të qëndronte në karantinë, duke mos pasur kontakt me asnjë person. Shqetësimi lidhet me faktin, që gjashtë ditë pasi u konfirmua i prekur, 31-vjeçari u shtrua në spitalin e Ferraras.

Klubi i Serie B  bëri të ditur se “pas qëndrimit disaditor në izolim, porti u shtrua në spitalin e specializuar për Covid-19 për të kryer disa kontrolle klinike”.

Megjithatë, askush nuk jep detaje për gjendjen shëndetësore të Etrit Berishës apo për faktin nëse ka komplikacione në gjendjen e kapitenit kuqezi. Gjithçka pritet të mësohet në orët në vijim, mes ankthit dhe shpresës për portierin e Shqipërisë.