Sport Pas Ronaldos, Juventus kërkon një tjetër yll të Realit

Pas Ronaldos, Juventus kërkon një tjetër yll të Realit

Pas Cristiano Ronaldos, Juventusi këmbëngul që të afrojë një tjetër futbollist të Realit në skuadër dhe këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin brazilian Marcelo.

Ky i fundit njihet si një mik i ngushtë me yllin portugez dhe palët po punojnë që t’i bëjnë sërish bashkë, por tani me fanellën bardhezi.

Drejtuesit e Juventusit kanë formuluar një ofertë prej rreth 45 milionë eurosh për Marcelon, kontrata e të cilit me Realin përfundon në verën e vitit 2022.

Mbetet ende për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e klubit madrilen, por dëshira e mbrojtësit brazilian, mund të jetë vendimtare që transferimi të mbyllet me sukses, ashtu si ndodhi me Ronaldon verën e kaluar.

Gjithsesi, nëse Marcelo vjen, një tjetër brazilian duhet të bëjë valixhet gati dhe bëhet fjalë për Alex Sandron, i cili luan gjithashtu si mbrojtës i krahut të majtë.

Ky i fundit rinovoi edhe kontratën me klubin bardhezi, por për të kanë shfaqur interes klube si Manchester City, United, PSG, etj., ndaj Juventusi do të hiqte dorë kundrejt një oferte përtej 50 milionë eurove.