Besimtarët myslimanë në Arabinë Saudite mund të falen sërish në xhami. Al Jazeera njofton se sot autoritetet kanë marrë vendimin për të lejuar të gjithë besimtarët që të kryejnë ritet fetare në xhaminë e Mekës.
Meka ka qëndruar për 7 muaj e mbyllur dhe besimtarët nuk lejoheshin që të kryenin ritet fetare aty për shkak të COVID-19. Njësoj si në të gjithë botën kur virusi shpërtheu në muajin Mars, edhe në Arabinë Saudite u morën masa kufizuese.
Sot pas 7 muajsh besimtarët janë zhvilluar një lutje të përbashkët në ambientet e xhamive në vend. Ndërkohë që nga 4 tetori qytetarët sauditë mund të zhvillonin pelegrinazhe ne vendet e shenjta.
Por të gjithë të huajt do të mund të udhëtojnë për në Mekë vetëm në fillim në të nëntorit, në një kohë kur xhamitë do hapen plotësisht.