Aktualitet “Pasagjerët ishin gjallë në momentin e zjarrit”, prokurorët japin detaje mbi aksidentin...

“Pasagjerët ishin gjallë në momentin e zjarrit”, prokurorët japin detaje mbi aksidentin tragjik në Bullgari

Pas dyshimeve të ngritura nga mediat bullgare se shkak i djegies së autobusit mund të kenë qenë depozitat e tejmbushura të naftës, prokurori ka hedhur poshtë këtë version.

Gjatë një konference, janë shprehur se në momentin e shpërthimit të zjarrit pasagjerët kanë qenë gjallë.

Sarafov vijoi duke thënë se personat që kanë vdekur në aksidentin tragjik në Bullgari kanë humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi brenda mjetit, dhe jo si pasojë e goditjes dhe as shpërthimit.

“Gjurmë tymi u gjetën në mushkëritë e tyre, që do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit”.

Sipas tyre, bidonat me naftë, për të cilat po flitet në opinion, mund të thuhet se kanë qenë të zbrazëta dhe me siguri nuk janë arsyeja e tragjedisë.

“Po përhapen informacione se në autobus po transportoheshin derivate të karburantit, benzinës dhe dizelit dhe se këto kanë qenë arsyet e zjarrit. Ai version është hetuar, por kategorikisht e hedhim poshtë si të pabazë. Tre bidona u gjetën në vend, që përmbanin vetëm mbetje vaji. Nuk ishin të mbushur dhe as të djegur. Rrjedhimisht, zjarri nuk është shkaktuar nga ata”, tha zv.prokurori i përgjithshëm i Bullgarisë, Borislav Sarafov.

Prokuroria bullgare për momentin dyshon për gabim njerëzor, e shkaktuar nga sinjalizimi rrugor. Deri më tani janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, udhëtarë në autobus të cilët kanë qenë zgjuar në momentin e ngjarjes.