Aktualitet Pashkët, meshë “me” mesazhe kundër drogës e korrupsionit: E keqja që duhet...

Pashkët, meshë “me” mesazhe kundër drogës e korrupsionit: E keqja që duhet zhdukur

Besimtarët katolike po kremtojnë Pashkët, ku sërish, gjuha klerikale ka prekur problem akute të shoqërisë, pa u kufizuar vetëm në mesazhe telogjike.

Ka qenë kreu i katolikëve shqiptarë, George Frendo, ai që në meshën e mbajtur në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, që denoncoi veset e ulëta, por mbi të gjithë korruptimin e kastave.

“Sot u drejtohem atyre që kërkojnë gëzim me drogë, po kërkojnë jetën në varr. Droga u jep kënaqësi për pak minuta, por do të ndihen më shumë të dëshpëruar se më parë. Këto fjalë sot u drejtohen edhe atyre që kërkojnë të pasurohen duke mashtruar dhe korruptuar.

Paratë e tyre të ndotura, kanë ndotur edhe zemrat e tyre, kanë kërkuar të superpasurohen me korrupsion. Shtëpitë tona janë të përmbytura me lajme demoralizuese. Jemi tepër të kushtëzuar nga lajme të këqija”, tha kleriku i lartë katolik.