Bota Pasi e lanë në opozitë, Salvini njofton protestë të madhe antiqeveritare

Pasi e lanë në opozitë, Salvini njofton protestë të madhe antiqeveritare

Lideri i Legës në Itali, Matteo Salvini, pasi mbeti në opozitë ka paralajmëruar një protestë në datën 19 tetor.

“Më 19 tetor në Romë, një ditë e madhe e krenarisë italiane”, ka deklaruar ai, gjatë një komunikimi live në Facebook.

“Do të jetë dita e krenarisë së shumicës së zellshme, e cila nuk do të bëjë rrëmujë, por kush dëshiron një qeveri që nuk lind natën në Paris ose Bruksel dhe që shpërblehet për këtë”, tha ai.