Ekonomi Pasiguri ekonomike? Britanikët, gjithnjë e më shumë blerje te “Gabi”

Pasiguri ekonomike? Britanikët, gjithnjë e më shumë blerje te “Gabi”

Në Mbretërinë e Bashkuar, veshjet e dorës së dytë po blihen gjithnjë e më shumë. Në Shqipëri, këto njihen si “veshje të “Gabit”.

Shitjet e këtyre veshjeve përmes eBay janë rritur me 15 përqind gjatë pesë viteve të fundit, sipas Forumit Ekonomik Botëror.

Një nga shtatë dyqanet në Londër shet veshje të dorës së dytë.

Shitjet në katër mijë dyqane në Mbretërinë e Bashkuar të këtyre veshjeve u rritën me 9 përqind në 2018.

Shitja e veshjeve të përdorura shpesh rritet në kohë të pasigurisë ekonomike.

Organizata Oxfam pretendon se çdo vit ruhet një sasi veshjesh, pesha e së cilës është e barabartë me peshën e Kullës Eifel. Sidoqoftë, 11 milion copë veshje hidhen çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë. sasia e ujit të konsumuar për të prodhuar një T-shirt ose xhinse është e njëjtë me atë të konsumit të një person për 13 vjet.

Mbretëria e Bashkuar është eksportuesi më i madh i veshjeve të dorës së dytë. Veshjet të kësaj kategorie prej 541 milion dollarësh   eksportua nga ky vend në vitin 2018 në Gana, Poloni dhe Pakistan, tha Forumi Ekonomik Botëror.