Extra Pasioni i panjohur i presidentit… “kapja e dallgëve”!

Pasioni i panjohur i presidentit… “kapja e dallgëve”!

Presidenti Ilir Meta ka treguar, jashtë kornizës zyrtare, se është i apasionuar pas sporteve.

Përveç peshëngritjes, sport në të cilin ka milituar kur ka qenë i ri dhe futbollit, Meta ka treguar mëngjesin e sotëm se një ndër pasionet e tjera sportive të tij është dhe peshkimi.

Në një foto të postuar në rrjetin e tij social, Kreu i Shtetit shfaqet përkrah aktorit të humorit Bes Kallaku, ndërsa peshkon.

“Mirëmëngjes! Me Bes Kallakun, e nisem për peshk e po kapim dallgë”, shkruan me humor Ilir Meta në Facebook.