Extra Pasojat e ndryshimit të klimës: A do të jetë Mesdheu tepër i...

Pasojat e ndryshimit të klimës: A do të jetë Mesdheu tepër i nxehtë për turistët?

Sezoni tradicional i pushimeve për shumë europainë nga vendet veriore, zakonisht fundi i korrikut dhe gushti, mund të mos jetë më i përshtatshëm për shkak të rritjes së temperaturave. Netët tropikale, ku temperatura nuk zbret më shumë se 20 gradë Celcius, janë në rritje dhe kjo gjë mund të ndikojë negativisht.

Studiuesit në Spanjë janë të shqetësuar për dëmtimin e industrisë së turizmit dhe po propozojnë që kulmi i sezonit veror të zhvendoset në qershor dhe gusht, për t’u përshtatur me realitetin e ri të klimës.

Për shumë njerëz, këto ndryshime janë tashmë një realitet i ri. Pensionistët britanikë, skandinavë dhe gjermanë, prej pak kohësh preferojnë që vendet e Mesdheut, kryesisht Greqi, Spanjë dhe Itali, t’i vizitojnë në pranverë dhe vjeshtë, ku temperaturat nuk janë shumë të larta.

Mirëpo problem paraqesin familjet me fëmijë, për shkak të shkollës. Pushimet në shkollë janë vendosur bazuar te moti, por duket se diçka e tillë nuk vlen më. Me rritjen e temperaturave, nuk përjashtohet mundësia që të sezoni i shkollës të ketë ndryshime për t’u përshtatur me klimën.