Extra Pasuria marramendëse e Rihanna-s

Pasuria marramendëse e Rihanna-s

Ajo e nisi karrierën në moshën 16-vjeçare, ndërsa tani është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të pasura.

Rihanna falë albumeve të saj ka arritur të sigurojë 140 milionë dollarë, pa llogaritur koncertet.

Por, përveç muzikës, Rihanna pati shumë bashkëpunime me marka të njohura dhe pjesëmarrje në filma.

Koleksioni i saj “FentyxPuma” u shit brenda disa orësh, ndërkohë këngëtarja nuk ka ndërmend të ndalet as në biznes.