Politika Patozi analizon Presidentin: Meta është goditur fort, kjo e ka bërë që...

Patozi analizon Presidentin: Meta është goditur fort, kjo e ka bërë që të denatyrohet

Astrit Patozi, koordinatori i Bindjes Demokratke, ka komentuar gjendjen politike në vend pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Patozi, ndër të tjera ka thënë për ABC News se Presidenti, Ilir Meta, e ka përjetuar shumë keq faktin që LSI tashmë nuk ka asnjë pushtet dhe se zgjedhjet u zhvilluan edhe pa dëshirën e tij.

“Meta e ka përjetuar keq, sidomos kur ka parë që zgjedhjet po bëheshin edhe pa dëshirën e tij. Ai, si politikan me eksperiencë, e ka menduar se e ardhmja e LSI-së nuk është Presidenca.

LSI, kjo shtëpi politike e Metës është goditur fort.

Kjo e ka bërë që të denatyrohet, që është i trazuar. Nuk mendoj se është gjë e mirë shkarkimi i tij, do e kisha kursyer si një lloj ndjese për ndjekësit e tij”, ka thënë Pazozi.