Politika Patozi rrëfen takimin me Berishën: Është shumë i shqetësuar për humbjen e...

Patozi rrëfen takimin me Berishën: Është shumë i shqetësuar për humbjen e thellë të PD

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, për takimin që ai pati me ish-kryeministri Sali Berisha, Patozi më tej nuk ka  dashur te zbuloje shumë detaje.

PATOZI: Kam bindja absolute që Berisha është shumë i shqetësuar për rezultatin e thellë të zgjedhjeve. Unë nuk jap detaje të mëtejshme. Por unë di të them këtë që ne kemi diskutuar si dy demokratë të shqetësuar për PD-në. Nuk ka asgjë të fshehtë për të thënë në këtë mes. Unë nga ana tjetër ruaj etikën e një komunikimi konfidencial.

RAKIPI: Besoj se nuk ishte një takim familjar? Thuhet se Berisha është ai që ka një rol kyç në këtë situatë?

PATOZI: Unë sapo shpreha që në folëm për ringritjen e PD-së.  Unë mendoj që politika është publike. Për sa kohë gjestet dhe akte nuk i takojnë zotit Berisha dhe nuk e tregoj me gisht atë.

Për sa kohë është Basha përpara me listat dhe gjera, dhe që janë gjera publike unë nuk dua të diskutoj për thashetheme.