Sport Paulo Dybala te Liverpool, a do të jetë kjo goditja e madhe...

Paulo Dybala te Liverpool, a do të jetë kjo goditja e madhe e verës?

Sulmuesi i Juventus është nxjerrë thuajse në merkato dhe shumë klube kanë interes të fortë për të marrë argjentinasin e talentuar, duke qenë se tek bardhezinjtë e Allegrit nuk po gjen hapësirën e duhur.

Sipas asaj që ka zbuluar “Tuttomercato” është Liverpool klubi që interesohet më fort për Dybala, të cilin mund ta sigurojnë për 100-120 mln euro, edhe për faktin se Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah janë të kërkuar nga shumë skuadra të mëdha në Europë dhe me të gjitha gjasat njëri mes të treve do të largohet në verë.

Real Madrid është vënë pas Mane, por edhe Salah mbetet një alternativë e fortë. Për këtë, drejtuesit e “Reds” e shikojnë Dybalan si zgjidhja perfekte për pozicionin që do mbajë në fushë.

Për argjentinasin flitet edhe për një shkëmbim me Mauro Icardin e Inter, por ky operacion midis dy skuadrave me tifozeritë që kanë përplasje të forta shikohet si i vështirë.

Edhe për vetë sulmuesin bardhezi do ishte zgjidhja perfekte kalimi në Angli dhe Juve do arkëtonte të ardhura nga shitja e tij, për të investuar në ndonjë lojtar tjetër.