Ekonomi Pavarësisht reve të zeza, Gjermania do vazhdojë të jetë lokomotiva ekonomike e...

Pavarësisht reve të zeza, Gjermania do vazhdojë të jetë lokomotiva ekonomike e Europës

Gjermania, si pjesa tjetër e vendeve të Europës, po përjeton recesionin më të keq në historinë e pasluftës, me rritje të papunësisë dhe duke shfaqur kolaps në eksporte apo prodhimet industriale.

Megjithatë, eksperienca e grupit Bauer tregon që shteti mund ta rimarrë veten shumë më shpejt se fqinjët.

Ndërkohë që GDP-ja e Gjermanisë do të ulet me 6%, sipas Bundesbank, parashikimet për vendet e tjera janë akoma edhe më të rënda: GDP-ja e Italisë do të bie me 9.2%, ndërsa GDP-ja e Britanisë së Madhe do pësojë rënie me 14%.

Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Peter Altmaier, shprehet se ka besimin që kompanitë gjermane do të vazhdojnë investimet e mëdha në pjesën e mbetur të vitit.

Gjermania do të jetë “lokomotiva ekonomike” që do të tërheqë Europën dhe botën jashtë krizës së pandemisë.

Gjatë pandemisë, u regjistrua një numër më i ulët i vdekjeve krahasuar me vendet e tjera të mëdha. Gjithashtu, e gjithë situata u menaxhua pa masa ekstreme, si për shembull rasti i Francës, ku njerëzit mund të dilnin nga shtëpia vetëm për nevoja themelore.

Pjesa më e madhe e industrive e vazhduan punën, në ndryshim nga Italia, ku të gjitha bizneset jo thelbësore u mbyllën më detyrim. Avantazhi i Gjermanisë është se bota ka akoma nevojë për produktet e saj. Kërkesat për makina apo për makineri të ndryshme nuk janë zhdukur.

Megjithatë, çfarë nuk duket shumë inkurajuese është fakti se ekonomia e Gjermanisë në vitet 2010-2019 u rrit nëpërmjet shkëmbimeve tregtare. Dhe kjo gjë nuk është e pritshme për vitet në vijim.

“Shtetet po vendosin barriera dhe po inkurajojnë përdorimin e produkteve vendase”, shprehet Gabriel Felbermayr, kryetari i Institutit Kiel për Ekonominë Botërore.

“Kina dhe SHBA po shkëputen dhe kjo mund ta dëmtojë seriozisht Gjermaninë”, tha ai.

Me gjithë retë e zeza që mjegullojnë të ardhmen, ka të dhëna se ekonomia gjermane do të rritet.

Eksperti i Këshillit Ekonomik parashikon se GDP-ja do e marri veten gradualisht, nisur me 4.9% vitin tjetër.

Rënia ekonomike e goditi industrinë e Gjermanisë në vitin 2009, më shumë sesa pandemia.

Për ministrin Altmaier forca e Gjermanisë do të jetë eksporti.

“Eksporti i orientuar, bashkëpunimi ekonomik janë elementë kyç që flasin për rritje dhe sukses, në ndryshim nga vendet autokratike të cilat zgjedhin të shkëputen nga pjesa tjetër e botës”, tha ai.