Politika PD akuza Berishës: Mashtruesi kronik vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra

PD akuza Berishës: Mashtruesi kronik vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra

Partia Demokratike ka reaguar për takimin e Sali Berishës me demokratët në Lezhë. Në një reagim për mediat, PD akuzon Berishën duke i thënë mashtrues pasi sipas selisë blu ai ‘vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra’.

Më tej në reagim thuhet se Berisha është urdhëruesi për dhunën në protestën e 8 Janarit.

“I braktisur nga demokratët, me hallin qe sa vjen dhe i rritet, Sali Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra. Demokratët dhe Shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, urdhëruesit të dhunës mbi PD.

Demokratët dhe Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me një mashtrues kronik. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, shqiptarët duan dhe meritojnë një jetë më të mirë”, është ky reagimi i selisë blu.