Politika PD e Shkodrës sulmon Topallin: Shfaqet kur Rama është në vështirësi

PD e Shkodrës sulmon Topallin: Shfaqet kur Rama është në vështirësi

Partia Demokratike dega Shkodër ka reaguar pas deklaratave të Jozefina Topallit, e cila e quajti Bashën fajtor për Valdrin Pjetrin.

Nëpërmjet një deklarate, PD akuzon ish-kryeparlamentaren se shfaqet sa herë që Rama është në vështirësi.

Më tej thuhet në reagim se Topalli nuk kritikon Ramën, e as Valdrin Pjetrin, babanë e të cilit e kishte mik.

Reagimi i plotë e PD në Shkodër

Sa here Rama eshte ne pozite te veshtire, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha!

Rastesi apo sherbim ndaj Rames, kete e gjykojne vete qytetaret e Shkodres dhe te Shqiperise!

Cudia eshte se skishte asnje fjale per Valdrinin, si trafikant i denuar droge!

Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge!

Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demorkatike.

Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!

Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodres dhe gjithe Shqiperise jane ne nje beteje te perditshme me te keqen dhe krimin e organizuar qe qeverise Shqiperine. Ne jemi te vendosur ta cojme deri ne fund betejen tone per Shqiperine si gjithe Europa.