Aktualitet PD i përgjigjet Lleshajt: Nuk e kupton sepse jeton në dy shtëpi...

PD i përgjigjet Lleshajt: Nuk e kupton sepse jeton në dy shtëpi të padeklaruara

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas përfundimit të protestës.

“Sander Lleshaj nuk mund ta kuptojë qëndresën e burrave, grave dhe fëmijëve në mbrojtje të shtëpive të tyre nga fadroma e korrupsionit të shefit të tij Edi Rama, sepse Sandër Lleshaj nuk ka derdhur ndonjëherë djersë për shtëpinë e tij”, shkruan Badhi.

Sipas sekretarit të PD-së, Lleshaj jeton në dy shtëpi të padeklaruara.

“Për njërën ka marrë kredi të butë nga qeveria që në 2009 dhe, në mënyrë të paligjshme, nuk e ka përdorur deri në vitin 2018, sa janë të dhënat zyrtare.

Shtëpia tjetër ku Sandër Lleshaj jeton është në Lalz, por ajo nuk figuron askund. Të gjithë e dinë që ministri katil, që nxjerr policinë kundër grave dhe fëmijëve, por nuk lufton krimin, jeton sa pranë qendrës së Tiranës, aq në Gjirin e Lalzit, në shtëpi të padeklaruara”, shkruan Bardhi në Facebook.