Politika PD: Makina e djegur dhe plagosja e policëve, skenar i Lleshajt

PD: Makina e djegur dhe plagosja e policëve, skenar i Lleshajt

Pas protestës së opozitës nëpërmjet një postimi në Twitter reagoi edhe Sekretari i Përgjithshëm e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Bardhi shkruan se plagosja e policëve dhe makina e djegur ishin skenarë të sajuar nga vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Postimi i plotë: 

“Jane te tmerruar nga bashkimi i shqiptareve! S’u mjaftoi gazi helmues dhe uji me presion, i perdorur ne menyre kriminale kunder qytetareve. Turp! Llesh Kimiku sajoi skenare me djegie makinash fallco e police “te dhunuar” per te mbuluar friken e shefit te tij te vetmuar.

Pas grabitjes ne Rinas, djegia e makines fallco dhe police “te dhunuar” eshte “suksesi” i dyte i Llesh Kimikut ne 3 dite. Parlament me vota fallco, qeveri falco, kryeminister fallco! Shteti i Rames ka marre fund! Ne jemi shumica morale dhe politike! Nuk ka kthim pas!”