Politika PD publikon provat: Kajmaku u arrestua në Greqi për falsifikim

PD publikon provat: Kajmaku u arrestua në Greqi për falsifikim

Partia Demokratike duket se nuk do të ndal me akuzat e forta ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Këtë të fundin PD e ka cilësuar një person me precedent të rëndë kriminal dhe që nuk mund të ushtrojë funksion publik.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, paraditen e kësaj të hëne ka publikuar prova, që sipas opozitës, vërtetojnë se Agim Kajmaku ka qenë i dënuar në Greqi për veprën penale “përdorim dhe shpërndarje të dokumenteve të falsifikuara”.

Deklarata 

Rama vazhdon të bëjë sikur nuk dëgjon e shikon, që kandidatët që iu ofroi shqiptarëve më 30 qershor janë kontigjentë burgjesh dhe të padenjë për shoqërinë tonë. Rama hesht prej disa ditësh në përpjekje për të shpëtuar me manovra të pista Agim Kajmakun, i cili ka llogari të hapura me drejtësinë greke dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe të paguajë për krimet e tij. Rasti i Kajmakut është rasti i dytë brenda muajit që PD po denoncon me fakte se kandidatët e Ramës kanë kryer krime dhe i kanë fshehur ato.

Me heshtje Rama provoi se është i pafuqishëm të përballet me të vërtetën. Në gjashtë vjet Rama ka promovuar mbi 300 persona me rekorde kriminale. Rama nuk heq dorë nga projekti për bashkëqeverisjen me krimin. Ai ka marrë informacion të plotë se Kajmaku ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit, se është person me precedent penal dhe nuk mund të ushtrojë funksion publik.

Rama nuk mund t’i bëjë shqiptarët për budallenj me gjoja se nuk di gjë dhe nuk mban përgjegjësi për tjerët. Kajmkau u zgjodh sikandidatpër kryebashkiak me firmën e Ramës dhe këmbënguljen e Belinda Ballukut. Rama e ka mësuar të vërtetën, por fshihet me shpresën se e vërteta nuk do të dalë.