Politika PD rendit zonat me shkelje zgjedhore: Besojmë se disa kuti do të...

PD rendit zonat me shkelje zgjedhore: Besojmë se disa kuti do të rinumërohen

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka thënë këtë të hënë se opozita është në fazën e fundit të evidentimit dhe të përgatitjes së raporteve përkatëse për shkelje të caktuara zgjedhore në zona të ndryshme.

Kaso renditi se cilat janë zonat me problematika më të mëdha. Bëhet fjalë kryesisht për Elbasanin dhe Shijaku., zona që sipas Kasos është përqendruar e gjithë fuqia e makinerisë shtetërore.

“Zonat më problematike ju e dini se keni ndjekur vetë nga afër procesin zgjedhor. Kanë qenë ato ku është përqendruar e gjithë fuqia e makinerisë shtetërore, e cila në këto zgjedhje ishte vënë në funksion të partisë në pushtet dhe të mazhorancës. Gjithashtu zonat që kanë pasur probleme të theksuara të kriminalitetit siç është zona e Elbasanit, zona e Shijakut dhe zona të tjera. Kanë qenë zona vërtetë shumë problematike si nga pjesa e zhvillimit zgjedhor, edhe nga pjesa e menaxhimit të pjesës së nxjerrjes së rezultatit”.

Demokratët besojnë se me provat e zbuluara disa kuti të caktuara do të rinumërohen dhe do të rivlerësohen.

“Besojmë që materialet që ne nxjerrim dhe do t’i paraqesim para institucioneve ligjizbatuese, por edhe në institucionit të zgjedhjeve besojmë se janë materiale që çojnë në rinumërimin dhe rivlerësimin të një numri të caktuar votash dhe kutish”.