Opozita PD vendos të bojkotojë Kuvendin, nuk ka grevë urie

PD vendos të bojkotojë Kuvendin, nuk ka grevë urie

Partia Demokratike ka vendosur sot në mbledhjen e grupit Parlamentar të saj se nuk do të ketë grevë urie në çadrën e ngritur para Kryeministrisë.

Selia blu ka vendosur që protesta të vazhdojë dhe se tashmë do të bojkotohet Parlamenti deri në një qeveri të re teknike që sipas saj do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.