Politika PD zyrtarizon krerët politike të qarqeve

PD zyrtarizon krerët politike të qarqeve

Helidon Bushati drejton qarkun e Shkodrës, Bujar Leskaj në qarkun e Vlorës.

Partia Demokratike do të zyrtarizojë emrat e drejtuesve politikë të qarqeve që do të merren me organizimin dhe funksionimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit.

publikimi i emrave do të nisë nga Shkodra, ku kryesues i këtij qarku është përzgjedhur ish-deputeti Helidon Bushati.

Zyrtarizimi i emrit të Bushatit do të bëhet në mbledhjen e kryesisë së degës Shkodër, që do të mblidhet në orën 18:00 të pasdites.

Të njëjta burime bëjnë me dije se ditët në vijim do të bëhen publikë edhe emrat e dy ish-drejtuesve politikë, ish-deputetit Enkelejd Alibeaj, që do të drejtojë qarkun e Fierit dhe Bujar Leskajt në qarkun e Vlorës.