Bota Pentagoni do të ngrejë një Task Force për të hetuar UFO-t

Pentagoni do të ngrejë një Task Force për të hetuar UFO-t

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes kanë paralajmëruar ngritjen e një Task Force për të hetuar raportimet për objekte të paidentifikuara fluturuese në hapësirën e kufizuara ajrore.

Sipas Pentagonit, kjo Task Force do të vlerësojë objektet me interes dhe do të përpiqet të shmangë çdo kërcënim të lidhur me to.

Një raport ushtarak i shumëpritur në muajin qershor nuk arriti të shpjegonte dhjetëra pamje të raportuara për UFO dhe paralajmëroi për rreziqe të mundshme të sigurisë kombëtare.

Grupi i ri do të mbikëqyret nga udhëheqës të lartë ushtarakë dhe të inteligjencës.

Grupi i Sinkronizimit të Identifikimit dhe Menaxhimit të Objekteve Ajrore do të zbulojë, identifikojë dhe atribuojë objektet me interes në hapësirën ajrore të përdorimit të veçantë.

Direktivat e tyre përfshijnë reduktimin e boshllëqeve në aftësitë e zbulimit të inteligjencës, analizimin e të dhënave të inteligjencës dhe kundërzbulimit dhe rekomandimin e politikave në këtë fushë.