Sport Pep Guardiola dhe Harry Kane, më të mirët në Premier League

Pep Guardiola dhe Harry Kane, më të mirët në Premier League

Si të mos mjaftonte dominimi i kampionatit anglez dhe spektakli që po dhuron me Manchester City, vjen një tjetër vlerësim për spanjollin Pep Guardiola.

Trajneri i ‘Citizens’ është zgjedhur trajneri më i mirë në Premier League për muajin dhjetor, duke u bëri i pari në historinë e kampionatit anglez, që e fiton këtë çmim katër herë radhazi. Manchester City fitoi gjashtë ndeshje dhe barazoi një nga shtatë daljet e muajit që mbylli 2017.

‘Citizens’ arritën gjithashtu të tundin 19 herë rrjetën e rivalëve.

Guardiola është zgjedhur trajneri më i mirë edhe në shtator, tetor, nëntor dhe tani së fundmi në dhjetor, teksa skuadra e tij ka lënë vetëm 4 pikë në 22 ndeshjet e para të kampionatit, ende pa asnjë humbje. Rekordin e mëparshëm e mbanin Conte, Ferguson dhe Wenger, që janë shpallur tre herë radhazi “trajneri i muajit”. Guardiola i barazoi të 3 dhe tashmë kalon rekordin që me këtë ritëm vetëm do të shtohet.

Ndërkohë, qendërsulmuesi i Tottenham, Harry Kane, është shpallur futbollisti më i mirë i muajit dhjetor.

Ai e fitoi për herë të gjashtë këtë çmim, pasi në muajin e fundit të vitit shënoi 8 gola në 6 ndeshje. Kane e mbylli vitin 2017 si golashënuesi më i mirë në Europë si dhe kaloi Alen Shearer si shënuesin më të mirë në një vit diellor, në historinë e Premier League.