Aktualitet Për 6 muaj me radhë kërcënonte një polic, arrestohet 24-vjeçari

Për 6 muaj me radhë kërcënonte një polic, arrestohet 24-vjeçari

Pas një hetimi 6-mujor Njësia e Hetimit të Krimeve Kibernetike ka kryer ka arritur të zbulojë personin që fshihej pas kërcënimeve në drejtim të një efektivi.

Në një njoftim për mediat Policia e Shtetit bën me dije se kanë arrestuar një 24-vjeçar Ardit Saraçi, i cili dyshohet se fshihej pas kërcënimeve kundër efektivit.

“Pas kryerjes së hetimeve, Njësia C për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kavajë për masën e sigurisë “Arrest në burg”për shtetasin: A. S., 24 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, me precedentë të mëparshëm kriminal, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale ‘Falsifikimi kompjuterik’ dhe ‘Kanosja për shkak të detyrës’“, njofton Policia.

Në banesën e Saraçit, policia kishte zhvilluar një kontroll dhe e kishte arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe prodhim të lëndëve narkotike. Pas këtij operacioni i riu akuzonte policin, që më pas e kërcënonte se ishte fshihej pas gjithë ngjarjeve që çuan në arrestimin e tij.

Policia më tej shton se materiali hetimor i ndjekur nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky person kishte hapur një numër të madh profilesh të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme.

“T’i ke thënë se kam drogë”, mësohet se i ka thënë i riu policit.

Nëpërmjet mesazheve që dërgonte nga këto profile të rrjeteve sociale kanoste në mënyrë të vazhdueshme punonjësin e policisë dhe familjarët e tij, për shkak të detyrës që ky punonjës kishte kryer.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij Ardit Saraçit, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një telefon celular i markës “Samsung”.