Kuriozitete Për çfarë u krijua ky xhep i vogël mbi xhinse?

Për çfarë u krijua ky xhep i vogël mbi xhinse?

Sot, xhinset janë të domosdoshme si për burrat ashtu edhe për gratë, dhe ato mund të kombinohen nga stili rastësor në elegant. Shumë modele të xhinseve kanë një xhep të vogël, që shumica mendojnë se është një dekoracion e jo funksional.

Xhinset mbërritën vonë në Europë. Në fillim nuk ishin popullore, pasi nënkuptonin një stil rebel dhe dekadent. Por filmat e Hollivudit i bënë të kërkuara.

Xhepat e xhinseve janë standarde – dy në pjesën e përparme, dy në pjesën e prapme dhe një xhep i vogël i pazakontë përpara.

Për çfarë është ai me të vërtetë?

Është mjaft e qartë se është shumë i vogël dhe jopraktik, ndërkohë që është krijuar shumë kohë para epokës së telefonave celularë, kështu që kjo dhe mundësi është gjithashtu e përjashtuar. Përgjigja për këtë sekret është fshehur nga kompania “Levi Strauss”, një prodhues i njohur i tekstileve dhe veshjeve.

Gjatë shekullit XIX, ky xhep i vogël u përdor për orë xhepi, të cilat ishin shumë të njohura në atë kohë. Këto xhepa datojnë që në vitin 1879, në kohën kur u shfaqën pra orët e para të xhepit.