Politika “Për guximtarin që ngjitet lart”, Meta jep një tjetër mesazh me një...

“Për guximtarin që ngjitet lart”, Meta jep një tjetër mesazh me një “buqetë” macesh

Fundjava ka nisur me disa mesazhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që duket se i drejtohen dy liderëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Pasi publikoi videon 11 viteve më parë ku paralajmëronte kundër çdo marrëveshje që dhunonte Kushtetutën, Meta publikon një video të dytë, kësaj here me një “buqetë macesh”.

Një prej mace i ka qëlluar guximtare presidentit, dhe teksa ngjitet lart ajo nuk llogarit rrezikun në kthim. Gjithsesi, Meta është aty për t’ia bërë të lehtë zbritjen.

“Një mëngjes me një “buqetë” macesh, gjithmonë relaksues! Ato janë të dashura dhe ledhatare. Por ka edhe ndonjë guximtare që ngjitet lart, pa llogaritur rrezikun në kthim. Unë qëllova aty, për t’ia bërë të lehtë zbritjen. Ju uroj një fundjavë të këndshme dhe të mbarë”, shkruan Meta.