Bota Vrasja e zyrtarit jugor, Kim Jong Un kërkon falje për herë të...

Vrasja e zyrtarit jugor, Kim Jong Un kërkon falje për herë të parë

Seuli zyrtar njoftoi se, si rrallë ndonjëherë, lideri i Koresë së Veriut ka kërkuar një ndjesë personale për vrasjen e një zyrtari të Koresë së Jugut.

Kim Jong Un raportohet t’i ketë thënë homologut të tij Moon Jae-in se kjo ngjarje nuk duhet të kishte ndodhur asnjëherë.

Koreja e Jugut deklaroi disa ditë më parë se një 47-vjeçar u gjet duke lundruar në ujërat e fqinjit verior nga ushtria vendase dhe u qëllua me armë për vdekje.

Kjo vrasje që raportohet të jetë e para nga trupat e Koresë së Veriut pas shumë vitesh ka shkaktuar një zemërim të madh te popullsia e Koresë së Jugut.

Kufiri mes dy Koreve është i kontrolluar nën masa shumë të forta sigurie, dhe Veriu mendohet se ndjek një politikë për të qëlluar këdo që tenton të hyjë fshehtas në vend për të parandaluar pandeminë e koronavirusit.