Extra Për herë të parë në histori: Dy çiftet mbretërore bëhen bashkë për...

Për herë të parë në histori: Dy çiftet mbretërore bëhen bashkë për një spot

Për herë të parë në historinë e familjes mbretërore, dy çiftet Dukesha Meghan dhe Princi Harry së bashku me Dukeshën Kate dhe Princin William, janë bashkë për një spot televiziv.

Ato janë zërat kryesorë të një fushate për shëndetin mendor. Nëpërmjet kësaj reklame ata japin këshilla të për njerëzit që luftojnë me stresin, depresionin gjumin dhe sëmundjet e tjera mendore.

Princi William thotë gjatë reklamës se: “Në të gjithë vendin, miliona njerëz përballen me sfida të shëndetit mendor, në të gjitha moshat. Ndihemi të stresuar, në ankth dhe kemi probleme me gjumin”.

Ndërsa princi Harry shprehet se: “Ne kemi menduar se në lidhje me këtë nuk mund të bëjmë asgjë”.

Meghan kundërshton: “Por kjo është e gabuar. Ka shumë gjëra që mund të bëjmë. Nga sot, ekziston një mënyrë e re për të ndihmuar t’i ndryshosh gjërat”.

Kate vazhdon: “Ne ju ofrojmë një plan falas online të krijuar për t’ju ndihmuar në lidhje stresin, të flini më mirë dhe të mbani veten tuaj në kontroll”.