Horoskopi Për këto shenja zodiaku, 2019-a do të sjellë dashurinë dhe do të...

Për këto shenja zodiaku, 2019-a do të sjellë dashurinë dhe do të jetë një vit i nxehtë

Dashuri në horizont! Viti i ardhshëm do të jetë një vit romantik dhe hot sipas horoskopit dhe do t’u dhurojë disa shenjave karakteristikat e duhura fitimtare për të qëlluar në shenjë me dashurinë.

Kjo atmosferë romantike që parashikon zodiaku do të ndahet në mënyrë të veçantë në 6 shenja, duke i bërë karizmatike, atraktive dhe të parezistueshëm para syve të të gjithëve gjatë vitit të ri, duke provokuar marrëdhënie të reja. Do të ketë shenja të zodiakut që do të jetojnë pasione të ndezura dhe të paparashikuara, ndërsa të tjera do të kenë një spunto nga yjet për t’u përfshirë në marrëdhënie romantike afat gjata. Jeni kuriozë të zbuloni cilat do të jenë 6 shenjat e zodiakut që do të gjejnë dashurinë në 2019-ën?

Dashi, dashuria e 2019-ës do të jetë pasionante me një zjarr të vjetër

Rikthimi i Uranit, përveçse do të tronditë ca ekuilibra në brendësi të shenjave të horoskopit, sidomos tek shenjat e zjarrit, duke i dhuruar Dashit një karizmë të madhe, një rilindje të marrëdhënieve sociale, madje dhe të atyre që mendohej se kishin vdekur. Kujdes me takimet e papritura me një ‘ish’ në pranverë, pasi yjet thonë se zjarri mund të rindizet brenda pak minutash.

Demi, dashuria e 2019-ës do të jetë romantike në afat të gjatë

Më në fund, pas një viti mjaft të trazuar, shenja e tokës, Demi do të gjejë stabilitet dhe përqendrim, duke u bërë i vendosur të marrë atë që do. Viti 2019 do t’i dhurojë Demit vetëdije për dëshirat e tij në fushën e dashurisë dhe asgjë nuk është më seksi se një person që e di saktësisht çfarë dëshiron.  Dashuri të mëdha romantike priten në fillim të verës që do të zgjasin për shumë kohë.

Luani, dashuria e 2019-ës do të jetë një minë me sahat

Planeti mbizotërues i Luanit, Dielli, do t’i japë kësaj shenje një joshje dhe bukuri të veçantë gjatë gjithë 2019-ës. Luani, falë Saturnit dhe marsit rigjen energjinë e tij primordiale dhe arrin t’i bëjë të gjithë për vete me pak fjalë e gjeste ose do të gjejë brenda vetes dëshirën për fitore që i ishte përgjumur pak. Vjeshta e vitit 2019 do të sjellë pasione të mëdha të cilat do të shpërthejnë vazhdimisht si një minë me sahat. On fire!

Peshorja, dashuria e 2019-ës do të jetë e ëmbël, e ëmbël, e ëmbël

Për Peshoren, shenjë e ajrit të Venusit, romantizmi është një pjesë e karakterit që pak njerëz e kanë, kështu që në 2019-ën, letrat përzihen në tryezë dhe hapin dëshirën për ëmbëlsi. Qenie afektive, edhe në publik, për këtë shenjë janë parashikuar doza të larta sheqeri, sidomos gjatë pjesës së fundit të vitit 2019.

Akrepi, dashuria në vitin 2019 do të jetë një ‘stërvitje’ e këndshme

Viti 2019 do të jetë për akrepin viti i zbulimit, duke përfshirë edhe kënaqësitë  që do ta bëjnë shenjën e Plutonit dhe Marsit të eksplorojë si një bletë nga lulja në lule. Më pak ndjenja dhe më shumë ego, ky do të jetë refreni i kësaj shenje të ujit dhe kjo gjë do të jetë në avantazh të tij, sidomos në dimrin e ardhshëm. Përgatituni për festa të nxehta.

Peshqit, dashuria e 2019-ës do të jetë intelektuale

Nëse për peshqit aspekti fizik ka qenë gjithmonë i rëndësishëm kur bëhej fjalë për partnerë të mundshëm, 2019-a rezervon një surprizë për shenjën e Neptunit, sepse do t’i zërë në kurthin e një lidhjeje intelektuale shumë të fortë me një shenjë zjarri që do t’u zbulojë peshqve një shpërthim të sensualitetit. Në fakt, një zjarr i vërtetë do të lindë mes korrikut deri në gusht, parashikojnë yjet