Politika Për Nanon karriera e Tahirit ka marrë fund: Nuk shkel më në...

Për Nanon karriera e Tahirit ka marrë fund: Nuk shkel më në zyrat e shtetit

Gazetari Mustafa Nano ka lëshuar një deklaratë të fortë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nano u shpreh të enjten në emisionin ‘Opinion’, kryesisht pas materialeve të publikuara, Saimir Tahiri nuk shkel më kurrë në zyrat e shtetit.

Sipas tij, Tahiri nuk ka të drejtën të futet në një zyrë shteti edhe si hallexhi, pasi duhej t’i vinte turp nëse do të futej.

Më tej, ai deklaroi se në lidhje me përfshirjen e emrit të ish-ministrit, kryeministri duhej të ndërhynte që në momentin kur doli historia e makinës.