Sport Për një sfidë në “Arena Kombëtare” duhet pritur ende, UEFA vendos “Elbasan...

Për një sfidë në “Arena Kombëtare” duhet pritur ende, UEFA vendos “Elbasan Arena”

Për të shijuar një sfidë në impiantin më të ri në Shqipëri, i “pagëzuar” për momentin me emrin “Arena Kombëtare”, pasi emri i stadiumit të ri është vënë në shitje nga FSHF, duhet pritur ende.

Ishte parashikuar që stadiumi i ri në kryeqytet të inaugurohej me një sfidë të rëndësishme ndërkombëtare, diçka e tille nuk ndodhi, nuk u inaugurua as në sfidën kundër Moldavisë, afati i radhës, e nuk do të inaugurohet as në sfidën kundër Islandës, afati i fundit i vendosur.

UEFA ka bërë publike axhendën e sfidës Shqipëri-Islandë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset “Euro2020”, sfidë kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Dëshira për të parë ekipin Kombëtarë sërish në kryeqytet është shumë e madhe por tifozët kuqezi duhet të presin ende.

Për momentin shtëpia e tyre do të vijojë të jetë “Elbasan Arena”, stadium ky i cili do të mirëpres sfidën e 5-të të Kombëtares në kualifikueset “Euro2020”, ndeshje e cila do të zhvillohet më 10-të shtator.

Tre ditë pas transfertës kundër Francës, kampionëve të botës, për Shqipërinë e Edi Rejas sfida kundër Islandës pritet të jetë shumë përcaktuese për rrugëtimin e ekipit Kombëtarë në këtë aventurë europiane. Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e 4-ët në kuotën e 6-të pikëve pas dy humbjeve dhe dy fitoreve.