Politika Për “Republikën e re” të Bashës dhe Lubonjës!

Për “Republikën e re” të Bashës dhe Lubonjës!

Nga Erjon Braçe

Kam disa dite qe degjoj per nje “Republike te Re”.

E degjova te enjten qe shkoi nga nje deputet qe ben rima;

Pas tij, te nesermen, ne nje ligjerim me dhune, “Republiken e Re” e “mori” Lulzim Basha dhe, sot e lexova edhe tek Fatos Lubonja.

Do vijoje kjo histori, nuk e ndal dot, duan ta bejne virale.

Dua te them pak gjera.

E para, nuk ka Republike te Re pa Drejtesi!

Republika nuk mund te nise nga nje njeri, Lulzim Basha.

Nuk mund te nis as tek pushteti i tij.

Republika duhet te kete ne themel te saj Drejtesine.

Nga kjo pikenisje, nuk mund te kemi Lulzim Bashen ne fillim si “elementin themelor” te Republikes. Jo!

Drejtesia duhet te jete themeli i Republikes, edhe Republikes se Re po te doni.

Pa Drejtesi nuk mund te kete Republike.

E dyta, nuk ka Republike te Re me “pandeshkueshmerine e vjeter”.

Ndaj duhet Drejtesia.

Kush e lidh Republiken e Re me Lulzim Bashen, duhet te dij se ajo lind e kallur.

Lulzim Basha eshte pergjegjes per kater vrasje ne bulevard, ishte minister i Brendshem dhe kundershtaret e pushkatuar ne 21 janar, jane pergjegjesi e tij, sic nen pergjegjesine e tij ishin edhe pushket e shtetit edhe pushkataret me roben e shtetit.

Mua me acaron pa fund te shoh se, me sa lehtesi dhe sa pa respekt trajtohet jeta ne sherbim te pushtetit te Lulzim Bashes.

Republika e Re nuk mund te kete ne themele padrejtesine per keto pushkatime. Ato nuk falen po aq sa nuk falet jeta.

Te tjerat duhen gjykuar; kane te bejne me kufijte fizike, administrative, te Republikes se Re se pari.

E treta, populizmi nuk mund te jete idea qe ngjiz Republiken e Re.

E kemi provuar njehere dhe e kemi vujatur gjate kete.

Ky model nuk i duhet kujt.

Jo vetem se po deshton ne menyre spektakolare atje ku shkelqen me shume, ne Rome-derrmuar nga afera korruptive menjehere sapo karrigia e pushtetit u ngroh, derrmuar nga paaftesia per te qeverisur, kufizuar nga pamundesia qe populizmi pjell.

Por edhe pse populizmin nga fashizmi e ndan nje fije, shpesh as qe i dallon, aq shume nderthuren me njeri tjetrin.

Ndaj kursehuni, harrojeni Republiken e Re Populiste me Lulzim Bashen ne krye!