Extra Për të fshehur rrënjët e palyera, Charlize Theron përdori një byzylyk me...

Për të fshehur rrënjët e palyera, Charlize Theron përdori një byzylyk me diamantë (FOTO)

Të famshmit janë si të gjithë ne. Edhe ata s’kanë kohë të lyejnë rrënjët. Charlize Theron e pranoi vetë gjatë tapetit të kuq të SAG Awards. Për të mbuluar ngjyrën e errët në rrënjë, Adir Abergel që u kujdes për flokët e saj, vendosi një byzylykë me diamantë nga Tiffany & Co që kushton 15500 dollarë. Ndoshta të famshmit nuk janë si të gjithë ne.

Abergel e përgatiti flokun me Healing Oil nga Virtue Labs që nuk i jep nuancë të verdhë flokëve të çelët të Charlize. Më pas aplikoi kremin Un-Frizz nga e njëjta kompani për të sheshuar qimet e pabindura dhe për t’i dhënë shkëlqim. Për të siguruar qëndrimin e byzylykut të shtrenjtë, ai thuri një gërshet të vogël në ndarjen e flokut.

Në tapetin e kuq diamantët ngjanin si një zgjedhje e qëllimtë dhe jo si një truk i momentit të fundit për të fshehur rrënjët. Grimi i aktores ishte i thjeshtë dhe i shkëlqyeshëm. Charlize mbante edhe vathë 11-karatësh po nga Tiffany & Co dhe një bluzë gjithashtu të shndritshme nga Givenchy.