Extra Për të gjithë ata që rregullojnë krevatin në mëngjes, kemi një lajm...

Për të gjithë ata që rregullojnë krevatin në mëngjes, kemi një lajm të keq…

Dita e mirë duket që në mëngjes… të paktën kështu besohet!

Por na është thënë që në moshë të herët që detyra e parë që duhet të bëjmë sapo dita zbardh, është rregullimi i krevatit. Por duket se na kanë mësuar gabim! Në vend që të rregulloni shtratin çdo mëngjes pasi zgjoheni, ajo që duhet të bëni është vetëm të çoheni nga krevati e të vazhdoni ditën tuaj.

Po krevati?

Krevati duhet lënë pa rregulluar, pa u shtruar me mbulesa apo me batanije. Shtresat me të cilat jeni mbuluar natën duhen lënë në fund të krevatit.

Lajmi i parë mbi këtë çështje bëri bujë të madhe para disa vitesh, kur një studim pohoi që pluhurat e mikroorganizmave, dhe bakteret lulëzojnë në një krevat i cili është i rregulluar me kujdes dhe i mbuluar.

Tema erdhi sërish në vëmendje të publikut nga hulumtuesit e Universitetit Kingston në Londër.

Të gjitha këto mikroorganzima kanë nevojë për një mjedis të ngrohtë, me lagështi për të mbijetuar, dhe nëse sapo çohemi nga shtrati, veprimi i parë që bëjmë është ta mbulojmë atë, kemi bërë një gabim të madh. Kemi krijuar mjedisin ideal për lulëzimin e mikroorganizmave.

Në të kundërt, duke lejuar shtratin të ajroset ne kemi krijuar një ambient me kushte aspak mikpritëse për këto baktere që janë përgjegjëse për alergjitë, problemet me frymëmarrjen dhe gjumin e parehatshëm.