Extra Për të gjithë ne që na e sollën në majë të hundës...

Për të gjithë ne që na e sollën në majë të hundës me sfidën e 10 viteve, kjo është përgjigjja perfekte

Instagram-i jonë është pushtuar nga fotot të “Sfidës së 10 viteve”, që është bërë virale në të gjithë botën.

Të famshëm apo thjesht miq të rrjeteve sociale, nuk kanë rezistuar pa publikuar foto të tyre të 10 viteve më parë, për të bërë krahasimin.

Sipas kësaj sfide dikush duhet të postojë nga një ana një foto nga 2009-ta dhe një foto nga 2019-ta.

Ndërsa nuk i rezistuan shumë nga emrat e njohur të Hollivudit, deri më tani Demi Lovato ka dalë kundër kësaj sfide.

“Më vjen keq, do të doja të postoja një foto të ‘Sfida e 10 viteve’, por jam shumë e zënë duke jetuar momentin”, shkroi këngëtarja e njohur.

Më në fund foli dikush!