Bota Për të hequr çdo dyshim, ish-presidentët dalin vullnetarë për të bërë vaksinën

Për të hequr çdo dyshim, ish-presidentët dalin vullnetarë për të bërë vaksinën

Tashmë gara për vaksinën e re kundër koronavirusit ka hyrë në një fazë të re; tek siguria dhe efektshmëria e saj.

E ndërsa Britania e Madhe përdorimin që qëllime urgjente të vaksinës së Pfizer dhe Biontech, BE dhe Gjermania janë treguar më të “matura” dhe kanë kërkua më shumë kohë për hedhjen e saj në tregun europian.

Një sfidë tjetër është ajo e rikthimit të besueshmërisë së publikut se një vaksinë do të jetë ajo që do t’i japë fund situatës së krijuar nga koronavirusi gjatë vitit të fundit.

Ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton kanë shprehur gatishmërinë të marrin përpara kamerave vaksinën antiCovid menjëherë pasi ajo të marrë aprovimin e Administratës amerikane për Ushqime e Barna.

Të tre ish-presidentët shpresojnë që me këtë fushatë ndërgjegjësimi do të japin një mesazh të fortë te publiku amerikan dhe do të kthejnë besimin e tij për të bërë vaksinën.

“Unë mund ta bëj vaksinën në TV ose ta filmoj, vetëm e vetëm që njerëzit të dinë se unë i besoj kësaj shkence”, tha Presidenti Obama në një intervistë që u transmetua të enjten.

Themeluesi i kompanisë Microsoft Bill Gates, i cili është marrë me problemet e shëndetit publik përmes Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, tha se ai do të vaksinohet dhe shpreson që më shumë njerëz do ta heqin skepticizmin për vaksinat.

“Cilido qoftë vendi im në radhë, unë do të dal menjëherë dhe do ta bëj vaksinën,” tha ai për televizionin NBC News në një intervistë që u transmetua të enjten. “Të gjitha janë vaksina të mira”, shtoi zoti Gates.