Kulturë Perandoria e Shenjtë Romake, ndikimi i saj vazhdon edhe sot

Perandoria e Shenjtë Romake, ndikimi i saj vazhdon edhe sot

Perandoria karolinge (Perandoria e Shenjtë Romake) (800-888)

E lindur nga rrënojat e perandorisë romake ishte bërthama e parë e perandorisë të shenjtë romake.

Themeluar nga Karli i Madh, i kurorëzuar perandor në natën e Krishtlindjeve të 800-ës në Shën Pjetër, nisi të fragmentarizohej plotësisht me vdekjen e Karlit të Shëndoshë, karolingu i fundit në 888.

Në mesjetë ajo konsiderohej si “superfuqia” e kohës.

Në kulmin e saj Perandoria e Shenjtë Romake përbehej nga Franca lindore, gjithë Gjermania, veriu i Italisë dhe disa pjesë të Polonisë perëndimore.

Pavarësisht se në përmasa të vogla gjeografike në krahasim me perandoritë e tjera, influenca e saj në historinë e Evropës qendrore ndjehet akoma sot.