Kulturë Perandoria osmane, perandoria që jetoi më shumë sesa çdo perandori tjetër në...

Perandoria osmane, perandoria që jetoi më shumë sesa çdo perandori tjetër në histori

Perandoria osmane (1299-1922)

Kjo ka qenë një nga perandoritë me shtrirje dhe që jetoi më shumë sesa të tjerat, rreth 623 vite.

Në kulmin e saj, e drejtuar nga Sulejmani i Madhërishëm, ishte një nga shtetet më të fuqishme të botës, një perandori multietnike, multikulturore dhe multigjuhësore.

Ajo shtrihej nga kufijtë jugorë të perandorisë së shenjtë romake, në periferi të Vjenës dhe Polonisë në veri, deri në Jemen dhe Eritre në jug dhe nga Algjeria në perëndim, deri në Azerbajxhan në lindje.

Për mbi 5 shekuj pati një kontroll të madh në Mesdhe dhe ishte në qendër të marrëdhënieve mes Lindjes dhe Perëndimit.

Shekujt 16-të dhe 17-të ishin kulmi i lulëzimit të kësaj perandorie, ndërsa në shekujt 18-të dhe 19-të luftërat e shpeshta me Rusinë dhe Austro-Hungarinë shënojnë rënien.

Përfshirja në Luftën e Parë Botërore, në krah me fuqitë qendrore, Austro-Hungarinë dhe Perandorinë Gjermane, osmanëve iu solli shkatërrimin e plotë të perandorisë së tyre.