Bota BE: Përballë SHBA-së, unioni duhet të afrohet me Kinën

BE: Përballë SHBA-së, unioni duhet të afrohet me Kinën

30
0
Shpërndaje

Bashkimi Europian duhet të afrohet me Kinën përballë turbullirave të rendit ekonomik dhe politik botëror të shkaktuar nga Amerika e Donald Trump, vlerësoi sot në Pekin ambasadori i ri i BE-së në Kinë.

“Në trekëndëshin që krijon SHBA-ja, Kina dhe Bashkimi Europian, tre ekonomitë më të mëdha të planetit, është urgjente që të përforcohet baza e trekëndëshit që për mendimin tim krijohet nga Europa dhe Kina”, deklaroi Nicolas Chapuis gjatë një konference për shtyp.

Diplomati francez, që mori funksionet e tij këtë javë në Pekin, u prit me këtë rast nga presidenti kinez, Xi Jinping në një çast që Kina është angazhuar në një luftë tregtare me SHBA-në.

“BE-ja dhe Kina mund të bëjnë shumë për të zbutur trazirat që po konstatojmë sot në tregtinë dhe ekonominë botërore”, theksoi përfaqësuesi i Brukselit, që e njeh mirë Kinën pasi ka punuar këtu për shumë vite gjatë karrierës së tij në diplomacinë franceze.

“Brukseli shpreson të punojë më shumë me Kinën për të reformuar Organizatën Botërore të Tregtisë dhe për mbylljen e marrëveshjeve mbi investimet dhe treguesit gjeografikë të mbrojtur”, tha diplomati i BE-së.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in