Opozita Përcaktohet fleta e votimit për zgjedhjet PD, si renditen katër kandidatët

Përcaktohet fleta e votimit për zgjedhjet PD, si renditen katër kandidatët

Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike u mblodh pasditen e së enjtes dhe hodhi një short për renditjen e kandidatëve për kryetar në fletën e votimit për zgjedhjet e 13 qershorit.

Në praninë edhe të përfaqësuesve të kandidateve, që u bënë pjesë e shortit, renditja në fletën e votimit do të jetë:

1- Fatbardh Kadilli

2- Edith Harxhi

3- Agron Shehaj

4- Lulzim Basha

Të katër kandidatët vazhdojnë fushatën në degët e vendit ndërsa nuk pritet që mes tyre të ketë ballafaqim.