Kuriozitete Përdorimi i të dhënave, Facebook hedh në gjyq Gjermaninë

Përdorimi i të dhënave, Facebook hedh në gjyq Gjermaninë

Gjermania i kërkon Facebook të ndalojë përdorimin e të dhënave të përdoruesve pa miratimin e tyre.

Të dhënat e grumbulluara nga aplikacionet e palëve të treta dhe websitet nuk mund të shenjohen në llogarinë e një përdoruesi në Facebook pa pëlqimin e tij.

Zbatuesi më i lartë i antitrustit në Gjermani urdhëroi Facebook (FB -0.39% aksionet) të ndalojë kombinimin e të dhënave që mbledh për përdorimin e aplikacioneve dhe faqet gjermane në internet pa pëlqimin e përdoruesit, një aplikim i ri i ligjit të konkurrencës që godet një gur themeli të biznesit të gjigantit të medieve sociale.

Zyra Gjermane Federale e Kartelit tha të enjten se Facebook ka abuzuar me dominimin si rrjet social duke u kërkuar njerëzve të pranojnë kushtet e tij; që e lejon atë të mbeldhë informacione rreth përdorimit të gjerë të internetit si kusht për përdorimin e rrjetit social.

Autoriteti urdhëroi Facebook-un që të bëjë ndryshime në termat e shërbimit dhe në mënyrën se si mbledh të dhënat e përdoruesëve. Të dhënat e mbledhura nga rrjeti social prej aplikacioneve të palëve të treta dhe ëebsiteve nuk mund ti bashkëngjitet llogarisë së përdoruesëve pa miratimin e tyre. Të dhënat e mbledhura nga aplikacionet e zotëruesëve të Facebook si ËhatsApp dhe Instagram gjithashtu nuk mund ti bashkëngjiten llogarive të Facebook pa miratimin e përdoruesëve, dhe nëse përodruesit nuk pranojnë, të dhënat mund të përdoren vetëm për llogari të këtyre apliakcioneve.

“Nëse nuk jepet dakordësia për të dhënat e shërbimeve të zotëruara nga Facebook dhe ëebsitet e palëve të treta, Facebook do të duhet të kufizojë ndjeshëm mbledhjen e kombinimin e të dhënave,” u shpreh autoriteti kopetent.

Facebook do të duhet të marrë masat për propozime në lidhje me ndryshimet e kërkuara dhe ti dërgojë ato në zyrën e kartelit brenda katër muajve.

Facebook tha se do ta apelonte vendmin në gjyq. Kompania argumenton se nuk është dominuese në treg, dhe se ankesat e ngritura nga zyra e kartelit, e quajtur Bundeskartellamt në gjermanisht, duhet të trajtohen nga rregullatorët e privatësisë sipas ligjit të ri të privatësisë të Bashkimit Europian, i quajtur GDPR.

“Bundeskartellamt nënvlerëson konkurrencën e ashpër me të cilën përballemi në Gjermani, keqinterpreton përputhjen tonë me GDPR dhe minon mekanizmat ligjor europian për të siguruar standarde të njëjta mbrojtjeje të të dhënave në të gjithë BE-në”, tha kompania në një njoftim të sajin.