Sport Perez: Ramosin nuk e shesim falas, Hazardin e kërkojmë, Ronaldo lojtari më...

Perez: Ramosin nuk e shesim falas, Hazardin e kërkojmë, Ronaldo lojtari më i mirë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka dhënë një intervistë të sinqertë për mediet spanjolle. Ai ka folur gjerë e gjatë në lidhje me Cristiano Ronaldon, por dhe ofertën që Sergio Ramos ka marrë nga Kina.

Ronaldo – “Cristiano donte një sfidë të re dhe ma tha pas finales së Championsit. Ai është lojtari më i mirë që kam nënshkruar. Ka kaluar 9 vite në klub dhe ka qenë shembull, nuk ka shkaktuar kurrë probleme. Nuk kishim probleme me të dhe ai nuk na ka kërkuar kurrë që të paguajmë taksat e tij. Ai donte një përmirësim të ri në kontratë dhe e gjeti te Juventusi. A kam folur me të? Disa gjëra private që nuk mund të thuhen. Nuk mendoj se me Ronaldon do të kishte ndryshuar ky vit”.

Ramos – “Sergio Ramos më informoi se ka një ofertë nga Kina dhe se ata nuk mund të paguanin për transferimin e tij për shkak të disa rregullave. Asgjë më shumë. Ramos nuk ishte në shtëpinë time, por erdhi në zyrë dhe më tha se kam një ofertë shumë të mirë nga Kina. I thashë atij se është e pamundur që të lë kapiteni të largohet falas. I thashë atij se ideja e Kinës është e pamundur”.

Hazard – “E kam provuar prej kohësh Hazardin, nuk e provoj vetëm tani. Kemi disa vite që mundohemi të sjellim Hazardin në Spanjë”.